MENU
klinika

Punimet për rrugën e kombit

Rrëshqitja e banesave/ Banorët e Blinishtit 1 vit pa kompesim

10.03.2019 - 14:44

Rrëshqitjet masive të tokës vitin e kaluar dëmtuan rreth 16 banesa, ndërsa një pjesë e fshatit Blinisht në Mirditë u bë i pabanueshëm.

Gati një vit më vonë, asnjë nga familjet e prekura nuk është dëmshpërblyer nga fenomeni që sipas tyre është shkaktuar nga punimet për rrugën e kombit.

“Vijnë dhe vlerësojnë sipas tekave të veta bashkia”, shprehen disa nga banorët.

Specialisti i Emergjencave Civile, Ndrek Mhillaj theksoi se mosdhënia e dëmshpërblimeve lidhet me faktin se në atë fshat nuk mund të ndërhyet.

Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi e ka konsideruar të drejtë shqetësimin e banoreve, duke shtuar se instutucioni që ai drejton i ka zbatuar të gjithë proçeduarat në lidhje me këtë çështje.

“Detyra e prefektit të qarkut është zbatuar plotësisht”, shprehet ai.

Nga përllogaritja e bërë dëmet e shkaktuara nga rrëshqitjet e tokës në Bliniisht kapin vlerën e 36 milion lekëve të reja, por nuk dihet ende se kur ky fond do akordohet.

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese