13.03.2019 - 11:39
Duket se në Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk kanë të ndalur ‘rrjedhjet’.
Një tjetër kandidat nga rradhët e LSI-së ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ për të marrë mandatin e deputetit.
Bëhet fjalë për Nimet Musajn. Ai ka qenë i katërti në listën e LSI-së në Fier.
Kujtojmë që LSI deri tani në Kuvend ka 7 deputetë të betuar.