MENU
klinika

EMRAT

Rrjedhje në PD dhe LSI, 4 kandidatë të tjerë kërkojnë mandatin

05.03.2019 - 10:01

Duket se rrjedhjet në LSI dhe PD do të vijojnë ende.

Ditën e sotme kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, 4 kandidatë të tjerë.

Bëhet fjalë për Erdiola Braho, kandidate e LSI në qarkun e Gjirokastrës.

Elda Hoti, kandidate e LSI në qarkun e Lezhës.

Ndërkohë nga Partia Demokratike ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit Majlinda Halilaj, kandidate e PD-së në Tiranë.

Gjithashtu Ligoraq Karameno, kandidat i PD-së në Korçë.