MENU
klinika

Nga Alban Daci

Rudina Hajdari në dimensionin e kohës!

12.03.2019 - 15:06

Së pari, dua të theksoj se nuk kam asnjë lloj konflikti interesi apo pushteti me Rudina Hajdari. Nuk kam, sepse nuk jam në politikën aktive, nuk jam pjesë drejtuese e forumeve të PD.

Së dyti, të dyve na lidhë fakti i vetëm se kemi studiuar jashtë. Unë, skam marrë asnjë bursë studimi apo mbështetje ekonomike për shkak të familjarëve të mi dhe kam studiuar me forcat e mia duke edhe punuar, pa qenë i privilegjuar nga pushteti, politika apo njerëzit e politikës.

Së treti, ky shkrim i bërë nga unë, nuk është një sulm ndaj Rudinës, sepse se kam njohur kurrë nga afër, s’kemi konkurruar kurrë së bashku për pushtet, sepse s’kam qenë pjesë e pushtetit nga ardhja e komunistëve deri në ditët e sotme.

Të shkruash për Rudinën nuk është e lehtë dhe me siguri do të ketë edhe efektet e vetë, kjo se dashje pa dashje ajo është vajza e Azem Hajdarit, dhe ndjeshmëria popullore për këtë të fundit është akoma e madhe.

Edhe pse kam qenë 14 vjeç, kur u dha lajmi se u vra Azem Hajdari, kam pasur një ndjeshmëri keqardhje dhe sytë më janë mbushur me lot. Kjo për faktin, sepse Azemi ishte modeli i rebelimit dhe i njeriut që luftonte në emër të demokracisë. Të gjithë si familje vrasjen e Hajdarit në atë kohë e kemi përjetuar keq, edhe pse ne nuk kishim qenë dhe nuk u bëmë kurrë pjesë e pushtetit. Sa herë që ka pasur probleme politika shqiptare është folur gjithmonë në emër të Azemit dhe është përdorur gjithmonë emri i tij. Ndryshe nga të tjerët, sigurisht vajza e saj, ka të drejtën e saj legjitime të përdor emrin e babait qoftë për të bërë sukses, apo edhe për të justifikuar qëndrime.

A ka lidhje Rudina me Azemin?

Përveç faktit se ajo është e bija e Azemit, mendoj se nuk kanë asnjë lidhje dhe për shkak se jemi në dy kohë krejt të ndryshme. Së pari, Azem Hajdari nuk u projektua si lider, por ai lindi nga turma dhe jetojë deri në fund me spontanitetin dhe sinqeritetin e tij politik të turmës dhe situatës. Sot, Shqipëria nuk është viti ’90 dhe sot nuk mund të lindësh lider në shesh e nuk mund të mbetësesh popullor nga mitingjet. Kjo për shkak të se sot kemi elita politike të kristalizuara dhe një shembull tipik është vetë Rudina.

Azem Hajdari, ishte ai që luftojë pikërisht kundër çdo forme të pushtetit absolutë, të trashëgimisë të pushtetit dhe monopolizimit të pushtetit. Rudina është një prodhim politik kundër kauzave për të cilat luftojë deri në fund vetë Azemi. Nuk besoj se Azem Hajdari do të ishte dakord që vajza e toj të bëhej deputete për shkak të tij, pa bërë asnjë betejë vetë. Rudina Hajdari deri më sot nuk ka asnjë meritë apo sakrificë që të justifikoj angazhimin e saj politik apo të pretendojë për një lidership të fortë. Ajo është shkolluar në SHBA, falë babait të saj dhe marrëdhënies së vazhdueshme të familjes së saj me PD. Ajo u bo deputete pikërisht se ishte vajza e Azem Hajdarit dhe në gjithë mandatin e saj nuk kemi parë asnjë lloj protagonizmi të ngjashëm me të babait të saj. Rudina Hajdari justifikon se pas konsultimeve me SHBA dhe ndërkombëtarët ka vendosur të mos e lerë mandatin. Nuk e di nëse ndonjëherë Azem Hajdari është konsultuar me ndërkombëtarët për vendimet dhe aksionet e tij politike. Sa herë Hajdari ka bërë prononcimit në kohën kur ishte gjallë, tek ai dukej qartë patriotizmi i tij politik dhe nocioni se për politikën e brendshme duhet të vendosin vetë shqiptarët.

Megjithatë, Rudina Hajdari është bërë deputete për shkak të babait dhe me vendim politik e për pasojë, ajo nuk ka si të konsultohet me ndërkombëtarët për një mandat që nuk i takon asaj dhe që i është dhuruar pa e fituar ajo.

Për këtë nuk ka faje sigurisht ajo, por kodi zgjedhor me listat të mbyllura. Rudina Hajdari ka iluzionin ose është frymëzuar sikur Shqipërisë i ka mbetur ora në vitet ’90 dhe ndoshta pretendon se duke qenë vajza e të ndjerit Hajdari, ajo do të kthehet në një lider popullore që do të përcjellë Shqipërinë në proceset e ardhshme politike. Megjithatë, Shqipëria sot nuk është ajo e ’90 dhe Rudina nuk ka asnjë cilësi lidershipi dhe karizmi të ngjashëm me Azemin që mund të ketë shpresa për popularizëm të ngjashëm. Vendimin e Rudinës për disa që nuk janë me Bashën e shikojnë si shpresë për tu rikthyer përsëri fuqishëm në PD dhe për të pasur mundësi pushteti ashtu siç e patën në kohën e Hajdarit duke përdorur emrin dhe hijen e tij.

Unë, mendoj se Rudina Hajdari, la një mandat që i ishte dhuruar për nder të atit e ndërsa nga sot ajo nis një rrugëtim të ri duke tentuar të ndërtoj një personalitet të vetin politik.

Sa do ja dalë ajo në misionin që ka nisur duhet t’ia lëmë kohës, por një gjë është e sigurt se koha ka ecur, ka ndryshuar dhe s’ka asnjë ngjashmëri me vitet ’90.

Shpresoj dhe uroj shumë që Rudina Hajdari të jap e para shembullin që mandatet nuk trashëgohen për arsye familjare, por ato fitohen me beteja reale në mjediset ku demokracia zhvillohet e rritet. Në një vend si Shqipëria, sigurisht demokracia nuk është zhvilluar dhe rritur kurrë në Parlament. Përkundrazi, parlamenti ka qenë pikërisht vendi që disa e ka lënduar dhe ka tentuar ta vrasë demokracinë. Nuk ka demokraci në një vend ku nuk bëhen beteja demokratike.

Vendet e Perëndimit ka arritur progres në demokraci, vetëm pasi ka zhvilluar etapa dhe beteja të rëndësishme ndër vite dhe shekuj. Ne shqiptarët deri më sot nuk kemi bërë asnjë betejë të mirëfilltë dhe konkrete për të ndërtuar demokracinë tonë. Vendimin e Rudina handarit për të mos lënë mandatin nuk e shikoj në këndvështrimin e moralit politik, por një tentativë aventureske politike për të krijuar një model të ri pushteti dhe një alternativë pushteti duke tentuar të formojë dhe rikonfirmojë lidershipin e saj.

Mendoj, se ajo nuk do të arri të bëj asgjë, thjeshtë do të jetë një koleksion i në iniciative të mbetur në tentativë dhe shpejt të kthyer në një utopi.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”