06.03.2019 - 17:55
Ndërsa Prokuroria e Tiranës pritet të marrë të premten si të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjin për audio-përgjimin “Xhafaj-Babale”, vjen një reagim nga Partia Demokratike.
Sipas PD-së, vendimi i prokurorisë është vendimi politik i kryeministrit Rama. Në reagim shtohet se i akuzuar për “kallëzim të rremë” është denoncuesi, pra në këtë rast Salianji dhe jo ai që bën krimin.
“Rama e prokuroria nuk do t’ia mbyllin gojën opozitës”,- thotë PD në reagimin e saj ndër të tjera.