MENU
klinika

Mbështetja për projektin "Brezi dhe Rruga"

Salvini: Duhet të tregohemi të kujdesshëm me Kinën

13.03.2019 - 11:45

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm Italian Matteo Salvini bëri thirrje për maturi të martën kur u pyet për mbështetjen e vendit për Iniciativën “Brezi dhe Rruga” të Kinës(BRI), një projekt masiv infrastrukture që kërkonte të krijonte një lloj “Rruge mëndafshi” për botën moderne.

“Është e rëndësishme të hapen tregje të reja për firmat dhe sipërmarrësit italianë”, tha Salvini gjatë një vizite në Matera. “Por është e nevojshme të mbrojmë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare.

“Prandaj është e nevojshme të jem shumë, shumë i kujdesshëm para se të vendos infrastrukturën vitale për Italinë, unë jam duke menduar për të dhënat, rrjetet, portet dhe aeroportet, në dispozicion të investitorëve të huaj”.

SHBA dhe BE kanë shprehur shqetësim për mbështetjen e Italisë ndaj BRI.

Kryeministri Giuseppe Conte tha se nuk kishte kriza në qeveri mes aleatëve të Lëvizjes Pesë Yjet (M5S) dhe Lidhjes së Salvinit për shkak të pikëpamjeve të ndryshme lidhur me BRI. “Qeveria gjithnjë lëviz në një mënyrë të koordinuar dhe koherente në këto skenarë.”

Kapitulli i Kinës nuk është diçka e improvizuar nga një ditë në tjetrën, është përgatitur në muajt e fundit dhe sigurisht duhet të trajtohet me shumë kujdes” – shtoi ai.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Jyrki Katainen tha se shtetet duhet të kenë parasysh rregullat e Bashkimit Europian kur arrijnë marrëveshje me shtetet joanëtare të BE. Katainen theksoi se 13 shtete të BE-së tashmë kanë nënshkruar memorandume të ngjashme:” Ne do ta vlerësojmë atë ashtu siç i vlerësojmë të gjitha protokollet e tjera të nënshkruara nga shtetet e tjera të BE-së “, tha ai.” Të gjitha shtetet anëtare që po bëjnë angazhime në këtë drejtim duhet të kujtojnë se kemi rregullat tona në lidhje me transparencën dhe konkurrencën, kështu që kontratat publike duhet të jenë të hapura për të gjithë “.

Nëse nënshkruan marrëveshjen me Pekinin, Italia do të jetë anëtari i parë i grupit G7, që do të mbështesin zyrtarisht iniciativën, me SHBA, Japoninë dhe Britaninë e Madhe, që ngurrojnë.

Michele Geraci, një zyrtar në ministrinë e zhvillimit ekonomik të Italisë, i tha Financial Times se marrëveshja mund të bëhet gjatë vizitës së Xi në Itali në mars. Mediat italiane raportuan gjithashtu mbi planin. Kreu kinez pritet të vizitojë Italinë në fund të këtij muaji përpara se të shkojë në Francë dhe në SHBA, ku do të takohet me Presidentin Donald Trump pasi të dy vendet do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje mbi tarifat.

Njoftimi i pjesëmarrjes së Italisë do të ishte një lajm i mirëpritur për Pekinin në një kohë kur edhe disa vende anëtare të nismës “Brezi dhe Rruga”, si Malajzia, kanë filluar të vënë në dyshim përfitimet e projekteve të saj. Vendimi i Italisë gjithashtu do të përkonte me një debat në Evropë lidhur me rolin që kompania kineze e teknologjisë Huawei duhet të luajë në rrjetet e reja 5G.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN