MENU
klinika

Detajet

Samiti i II-të i Diasporës/ Rama takohet me Thaçin, Basha refuzon pjesëmarrjen

01.03.2019 - 10:45

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama ka pritur presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.

Kjo vizitë vjen në kuadër të zhvillimit të samitit të II-të të Diasporës Shqiptare, ku marrin pjesë personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit.

Pjesëmarrës në këtë samit është edhe presidenti i Kosovës, Thaçi.

Ndërkohë dje ministri për Diasporën, Pandeli Majko u shpreh se sot do të jetë një ditë e veçantë.

Këtu sot kemi nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët. Nesër (sot) do të jetë një ditë e veçantë. Kjo është një shtëpi e veçantë, kjo është shtëpia e mbretit, por sot mbreti jeni ju. Sot kemi nevojë të veçantë që nesër të diskutojmë, jo si qeveritarë, por si njerëz se ku jemi dhe ku duhet të shkojmë. Mirë se vini në shtëpinë tuaj”.

rama-thaci-konica.al

Në axhendë ishte parashikuar të merrte pjesë dhe kreu i PD, Lulzim Basha, por ky i fundit e ka refuzuar pjesëmarrjen duke u shprehur se:

“ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ia nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ia dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit“.

Samitin i II-të i Diasporës Shqiptare zhvillon punimet në datat 28 shkurt – 2 mars.