MENU
klinika

"Një muze dedikuar Diasporës"

Samiti/ Margariti zbulon projektin e ri

01.03.2019 - 21:46

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti gjatë mbrëmjes gala të Samitit të Diasporës, prezantoi edhe projektin më të ri.

Margariti tha se do të krijohet një muze dedikuar të ardhmes dhe së shkuarës së diasporës shqiptare, ku gjithsecili do ketë mundësi të shkruajë emrin e tij.

Ministrja e Kulturës kërkoi edhe ndihmën e të pranishmeve për të ndërtuar projektin në fjalë, ndërsa shtoi se një projekt i tillë nuk mund të krijohet pa fonde.

Kam kënaqësinë të ndaj projektin më të fundit për të shprehur mirënjohjen ndaj diasporës sonë. Diaspora më ka bërë më të fortë.

Kur flasim për diasporën, flasim për aspektin ekonomik të saj. Dhe me të drejtë diaspora shihet për vlerën e shtuar që kanë për dijen. Është hapsira që do t’i kushtohet etjes për ta parë vendlindjen ndryshe. Do të jetë një muze i të ardhmes dhe të shkuarës.

Një muze që i kushtohet çdo familje. Një muze ku secili të mund të shkruaje emrin e tij. Nuk është çështje parash, por është çështje fondesh. Sa më shpejt ta ndërtojmë dhe na duhet ndihma e diasporës. Ju ftoj ta shkruani emrin tënd në muzeun e diasporës”, deklaroi Margariti.