MENU
klinika

Seanca parlamentare

Cilët janë deputetët që do të betohen sot në Kuvend?

13.03.2019 - 08:22

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet seanca parlamentare ku do të betohen pesë kandidatët që morën dritë jeshile nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kujtojmë që dje Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh dje për t’u dhënë mandatin pesë kandidatëve.

Kandidatët që do të betohen sot në Kuvend janë:

-Elda Hoti e LSI
-Erdiola Braha e LSI
-Edlira Hyseni e LSI
-Lefter Maliqi i PD
-Majlinda Halilah e PD

Pas betimit për të marrë të drejtën e ligjvënësit, me këto pesë kandidatë Kuvendit pritet t’i shtohen pesë deputetë të rinj.