Ditën e djeshme në Rinas policia sekuestroi 26.3 mijë dollarë.
Detaje të reja janë bërë publike më këto para që po tentoheshin të nxirreshin jashtë Shqipërisë drejt Stambollit.
Sasia e dollarëve, të cilën e posedonin dy shtetas të huaj një sirian dhe një turk ishin të padeklaruara dhe po tentohej te nxirreshin jashtë vendit në mënyrë ilegale.
F.E dhe O.A i kishin fshehur dollarët në mesin e rrobave në valixhe.
“Kjo shumë parash po tentohej të nxirrej jashtë vendit fshehura, ku dy shtetasit të huaj i kishin futur paratë në mesin e rrobave në valixhe, por pas kontrollit u zbulua shuma e konsiderueshme, e padeklaruar.
Këto struktura gjatë përpunimit të linjës ajrore Tiranë – Stamboll, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë këta shtetas, ku ju gjetën 26.300 dollarë.
Personat dhe provat materiale (dollarët) ju kaluan për veprime procedurale Seksionit të ZMPKM”, thuhet në njoftimin zyrtar.