MENU
klinika

Detajet

Selanik/ Trazira dhe bomba molotov pranë konsullatës turke

04.03.2019 - 21:19

Dhjetëra sulmues të maskuar qëlluan policinë me koktejet molotov pranë konsullatës turke, në Selanik.

Dhuna shpërtheu pas darkës të shtunën, kur rreth 50 meshkuj, të cilëve mediat greke i përshkruan si “anarkiste”, sulmuan policinë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe granata tymuese.

Dhjetëra bomba benzine u hodhën para oficerëve, që u detyruan të tërhiqen. Përforcimet policore çuan në ndjekjen e tyre, por nuk u bë asnjë arrestim.

Autorët u fshehën në ambientet e Universitetit lokal “Aristotel”, në të cilët është e paligjshme hyrja e policisë. Nuk u raportua asnjë dëmtim, por zjarrfikësit u thirrën për të shuar disa flakë të vogla të shkaktuara nga Molotovët.

Sulme të tilla janë përhapur edhe në qytete të tjera greke, duke shkaktuar debate të shumta midis opozitës dhe partive qeverisëse.