MENU
klinika

5 tërmetet e majit të 2018-ës

Selenicë/ Të dëmtuar nga tërmeti, banorët ende pa dëmshpërblim

24.03.2019 - 21:09

Në maj të vitit të shkuar, 5 tërmete goditën fuqishëm jugun e Shqipërisë, ku dëmin më të madh e shënuan në fshatrat e Bashkisë së Selenicës duke dëmtuar kështu 95 banesa.

Tërmeti preku fshatrat Matogjin, Vermik dhe Bashaj.

Edhe pse gjatë asaj kohe vendi u vizitua nga kryetari i Bashkisë së Selenicës, prefekti i Vlorës apo edhe Shefi i Shtabit të Emergjencave Haki Cako, situata vijon të jetë e njëjtë, pasi asgjë s’ka ndryshuar.

Dy familje qëndrojnë në çadër, ndërsa disa familje të tjera jetojnë në banesa të rënuara nga tërmetet e vitit 2018. Sipas nënkryetarit të Bashkisë Selenicë, Naim Vishaj, ekspertët përcaktuan qartë dëmet si nga ana e Bashkisë ashtu dhe nga qarku.

Vlera financiare për emergjencat civile, dëmshpërblimet e banesave i kaluan Bashkisë së Selenicës, si dhe u aprovuan nga prefektura por janë këshilltarët ata të cilët mbajnë peng dëmshpërblimet e banorëve.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë janë bërë katër mbledhje dhe nuk janë plotësuar numrat për dëmshpërblim të banorëve të dëmtuar nga tërmetet.