MENU
klinika

Reagimi i studiuesit të njohur

Shamia e grave shqiptare, shenjë e traditës apo fesë?

06.03.2019 - 17:29

Një postim i fundit i studiuesit Fahri Xharra, tenton të provojë të kundërtat e disa sulmeve në adresë të së bijës së patriotit të njohur për shqiptarët, Ukshin Hotit.

“Edhe gjyshja e saj paska mbuluar kokën”, duke aluduar se kjo është bërë në shenjë përkushtimi ndaj islamit.

Xharra në reagimin e tij sqaron se shamia është e vjetër tek shqiptarët, madje më shumë se dhe vetë pushtuesi osman.

Në postimin e tij ai rendit disa nga arsyet apo motivet se përse gruaja në fjlë mund të jetë mbuluar.

Sipas tij, kjo mbetet një traditë disa-mijëra vjeçare.

“Nuk e sheh e gjora që fotoja eshte në te ftohtë Shamija tek shqiptaret është e vjetër para se të vinin pushtuesit endryshem tek ne. Gruaja, vajza e jonë e ka mbuluar kokën për shumë arsye, klima, bukuria dhe tradita disamijëra vjeçare. Fotot e vajzave tona me shami nëkëte album janë të viseve të ndryshme të Shqiperise etnike dhe tëtë tri feve. Pra, shamija e grave shqiptare pasqyron traditen e jo fenë . Nga tradita, vetem nusja në oret e para e mbulonte kokën, për të befasuar dhëndrin me bukurinë e saj si nuse-e edhe kjo pa marrë parasyshë fenë. Shikoni foton e Ataturkut duke vallëzuar me një nuse shqiptare , “kokë e fytyrë” mbuluar, pra mbulesë nusesh”

Kujtojmë se ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe, pra tradita e mbajtjes së shamisë niste që në këtë moshë.

Në fillim të shekullit XX, gratë në kokë mbanin shamia shumë-ngjyrëshe të lidhura nën gushë, pa i palosur në formë trekëndëshi.

Për ngjarje të hidhura, gratë vishnin shami në ngjyrë kafe dhe në ngjyra më të errëta.