MENU
klinika

Kompania që i ofron

Shtohen 3 destinacione të reja low-cost

01.03.2019 - 14:50

Shërbime të reja ajrore do të vihen në dispozicion të qytetarëve shqiptarë.

Duke nisur nga qershori i këtij viti, shqiptarët do mund të fluturojnë me kosto të ulët në tre destinacione të reja.

Kompania ajrore loë-cost Albaëings, ka njoftuar shërbimet e reja që do të lidhin Tiranën me Gjermaninë, Greqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Si do të operojë kompania?

-Do të ketë tre fluturime javore në Dusseldorf dhe Stansted
-Një fluturim javore për në Heraklion

“Ne kemi kënaqësinë të mirëpresim këto fluturime të reja, të cilat përforcojnë lidhjet ndërmjet shqiptarëve. E çmojmë bashkëpunimin tonë me Albaëings dhe jemi të lumtur të shohim se kompania ka rritur numrin e shërbimeve të saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Dr. Rolf Castro-Vasquez.

Shtimi i këtyre destinacioneve pritet të forcojë lidhjet e rëndësishme ndërmjet vendeve jo vetëm për udhëtarët, por edhe për tregtinë e biznesin. Ndërkohë, kompania njofton se ka nisur edhe shitja e biletave për këto destinacione.