MENU
klinika

Champions League

Shifra mbresëlënëse të CR7-s ndaj Atleticos

12.03.2019 - 12:22

Sonte në mbrëmje Juventus do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Atletico Madrid, me takimin e parë që ka përfunduar 2-0 në favor të spanjollëve.

Sulmuesi i Juventus, Cristiano Ronaldo, do të luajë edhe një herë kundër ish-rivalit. Portugezi i ka zhvilluar plot 31 ndeshje kundër Atleticos, gjatë kohës kur ishte lojtar i Real Madridit.

Nga këto ndeshje, 14 i ka fituar, ndërsa nëntë të tjera i ka përfunduar baraz. Edhe pse Ronaldo e ka nisur mjaft mirë karrierën në Serie A, duke i shënuar 19 gola, ai nuk ka arritur të jetë po kaq mbresëlënës edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, gjë që nuk i ndodh shpesh portugezit.

konica sportkonica sport mobile

 

Ylli i Juventusit i ka shënuar plot 22 gola kundër Atleticos, më pak se vetëm kundër Sevillas (27) dhe Getafes (23). Klubi madrilen është gjithashtu klubi i dytë kundër të cilit Ronaldo ka shënuar më së shumti gola si mysafir (10).

Për më tepër, Ronaldo ka shënuar më shumë penallti kundër Atletico Madridit sesa kundër cilitdo klub tjetër. Ai i ka gjuajtur tetë penallti dhe është treguar i saktë në të gjitha rastet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN