MENU
klinika

Pse erdhi shkarkimi

Shifrat, ecuria negative e Panuccit

23.03.2019 - 10:49

Christian Panucci u shkarkua sot, pas humbjes me Turqinë mbrëmë 0-2. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e humbi durimin mbas humbjes së mbrëmshme me Turqinë, duke mos pritur më gjatë për të ndërhyrë.

Pasi e rikonfirmoi mes mjaft dyshimesh në fund të eliminatoreve të Ligës së Kombeve, një fushatë tejet negative dhe zhgënjyese për kuqezinjtë tanë, kreu i futbollit shqiptar e kuptoi më në fund e nuk vazhdohet në këtë mënyrë.

Panucci u emërua trajner i Shqipërisë në korrik 2017, duke zënë vendin e bashkatdhetarit të vet, De Biasi. Ky i fundit dha dorëheqjen pas fitores 3-0 në Izrael.

Finalet e “Euro 2016” ishte kulmi i kulmeve, diçka historike, ndaj nuk mund të arrinte më shumë 62-vjeçari nga Sarmede.

Duka i besoi entuziasmit dhe seriozitetit si njeri të Panuccit, por ky i fundit nuk kishte eksperiencë si trajner. Këtë boshllëk e vuajti gjatë tërë drejtimit të Shqipërisë, edhe pse pati mjaft kohë për të eksperimentuar e vënë pikat mbi “i”.

Përplasjet me lojtarët, sikurse ishte rasti i fundit me Strakoshën dhe Lenjanin, por sidomos zhgënjimi i mbrëmshëm, i shoqëruar me kontestime të forta nga tifozët kuqezinj, i ka vënë vulën gjithçkaje.

Gjatë drejtimit të tij, kombëtarja jonë ka luajtur 15 ndeshje, nga të cilat 6 prej tyre miqësore. Nga ky total sfidash, kuqezinjtë kanë regjistruar 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje.

Panucci debutoi në ndeshjen kualifikuese të 2 shtatorit 2017, me fitoren 2-0 ndaj Liechtenstein dhe e mbylli me humbjen e mbrëmshme, ndaj Turqisë. Golaverazhi i kombëtares nën drejtimin e italianit është tejet negativ: 9 gola të shënuar dhe 25 të pësuar.

Ndeshjet e Shqipërisë me trajner Christian Panucci 

02/09/17Kual.BotShqipëria2-0Liechtenstein
05/09/17Kual.BotFYR Macedonia1-1Shqipëria
06/10/17Kual.BotSpain3-0Shqipëria
09/10/17Kual.BotShqipëria0-1Itali
13/11/17MiqTurkey2-3Shqipëria
26/03/18MiqShqipëria0-1Norway
29/05/18MiqShqipëria0-3Kosova
03/06/18MiqShqipëria1-4Ukraine
07/09/18Kual.Lig.KombShqipëria1-0Israel
10/09/18Kual.Lig.KombScotland2-0Shqipëria
10/10/18MiqShqipëria0-0Jordan
14/10/18Kual.Lig.KombIsrael 2-0Shqipëria
17/11/18Kual.Lig.KombShqipëria 0-4Scotland
20/11/18MiqShqipëria 1-0Wales
22/03/19Kual.EuropShqipëria 0-2Turkey

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN