MENU
klinika

Merkato

Shiti mbrojtësin 80 mln euro, tani do Hysajn

28.03.2019 - 20:43

Pavarësisht se ditët e fundit është folur shumë rreth rinovimit të Elseid Hysajt me Napolin, mbrojtësi shqiptar mund të ndërrojë ambient, ku janë disa klube që e ndjekin.

Në mediet italiane, Hysaj shihet pranë Romës ose Interit, dy skuadrave më të mundshme ku pritet të përfundojë trajneri, i cili nxirrte gjithmonë maksimumin nga ai, Maurizio Sarri.

Ky i fundit e kishte piketuar për Chelsea, por me bllokimin e merkatos nga FIFA dhe largimin e teknikut italian nga Londra, tashmë transferimi i Hysajt duket i pamundur.

Megjithatë, për lojtarin shqiptar mbetet aktive edhe një pistë tjetër shumë interesante, ajo e Atletico Madrid. Klubi spanjoll ka monitoruar prej kohësh futbollistin shqiptar dhe emri i tij ka dalë shpesh në skenë edhe në mediat iberike në të kaluarën.

Situata është përsëritur edhe sot, kur “OK Diario” ka vendosur emrin e Hysajt në listën e re të mbrojtësve të krahut që ka përpiluar “Cholo” Simeone.

Ky i fundit sheh në fund të sezonit të largohet Lucas Hernandez drejt Bayern Munchen, por në këmbim klubi do të përfitojë 80 milionë euro që do të investohen në merkato.

Në vend të tij po kërkohen lojtarë që mund të luajnë në të dy krahët e prapavijës dhe, sipas burimit në fjalë, Hysaj është pjesë e listës prej 7 emrash nga e cila do të dalë edhe zëvendësuesi i Hernandez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN