29.03.2019 - 17:28
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi një vizitë të menjëhershme në IEVP Shën Koll, pas pezullimit të 6 punonjësve të policisë të burgut.
Këta të fundit, kanë tentuar të fusin drogë brenda ambienteve të këtij institucioni.
Gjatë fjalës së saj ajo ka theksuar se shkeljet e ndodhura së fundi në këtë IEVP nuk do të tolerohen, por do të vlejnë si shembull për të gjithë drejtuesit e tjerë.
“Lufta kundër korrupsionit, rritja e cilësisë së trajtimit të të paraburgosurve dhe të burgosurve do të jenë temat primare në sistemin penitenciar”, u shpreh ndër të tjera ministrja.