MENU
klinika

Detajet

Shkelje e probleme në Hipotekën e Kavajës, masat që u morën

27.03.2019 - 14:50

Kontrolli i Ministrisë në Hipotekën e Kavajës ka zbuluar një sërë shkeljesh lidhur me aplikimet e dosjeve dhe shërbimeve ndaj qytetarëve.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ajo tha se janë marrë një sërë masash që pasojnë shkarkimin e kreut të zyrës së Regjistrimit të Pasurive.

Pas një denoncimi të kryer në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al
Task Forca Antikorrupsion ka kryer kontroll në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, me objekt verifikimin e zbatimit të urdhrit të ministrit të Drejtësisë nr.3981 prot., datë 10.04.2018, “Për evidentimin, shqyrtimin dhe trajtimin e të gjitha aplikimeve të prapambetura ose jashtë afatit nga ana e ZVRPP-ve”, si dhe verifikimin e cilësisë dhe transparencës në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarit, që kryhen nga ky institucion”- tha ajo.

Nga kontrolli i Task forcës antikorrupsion janë evidentuar shkelje si në vijim:

 Nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve të parashikuara në urdhrin nr.995, të Kryeregjistruesit, për afatet e trajtimit dhe përpunimit të kërkesave nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
 Sistemi on-line i menaxhimit të aplikimeve nuk pasqyron situatën reale të praktikave të trajtuara ose jashtë afatit,
për faktin se sistemi nuk administrohet/përdoret në të gjitha fazat e tij nga specialistët e ZVRPP, Kavajë.
 Si dhe janë gjetur një numër i madh dosjesh/ praktikash të vjetra të prapambetura e të pa trajtuara.

Duke mbajtur në konsideratë shkarkimin nga detyra më herët të rregjistrueses së zvrpp Kavajë, shkelje të evidentuara gjatë ushtrimit të detyrës nga rregjistruesja, në përfundim të kontrollit janë rekomanduar edhe 17 masa të tjera disiplinore:

 “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për 11 specialistë të ZVRPP Kavajë.
 “Vërejtje me shkrim” për 6 specialistë të kësaj zyre.

Kontrollet në Burgje

Në datën 20.03.2019, janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë materialet procedurale, për ngjarje të ndodhur në IEVP Korcë si dhe janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet proceduriale në ngarkim të dy punonjësve të policisë pranë DPB-së, veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Në të njëjtën kohë nga strukurat kundër korrupsionit, në Policinë e Shtetit,
gjatë kësaj jave janë evidentuar 10 vepra penale, ku 15 autorë u proçeduan penalisht për krime në fushën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimit të detyrës.
Për të gjitha rastet e evidentuara, nga strukturat për hetimin e korrupsionit, janë kryer veprimet hetimore dhe materialet janë referuar në Prokurori.