MENU
klinika

Puthje ne promovimin e librit

Shkëlqen Dua Lipa përkarhë Isaac Carewn

13.03.2019 - 12:07

Çifti ka qenë i pandashëm që prej vitit e kaluar, duke u shfaqur shpesh së bashku në festa të ndryshme të të afërmve.

Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Isaac Carew, 32 vjeç, dukeshin shumë të lumtur dhe të dashuruar në promovimin e librit të ri “The Dirty Dishes” të Isaac Carew, në Londër. 

Sipas  DailyMail këngëtarja e shumë hiteve të suksesshsme  dukej mahnitëse e veshur me një fustan të zi dhe ngjyrë ari të ndezur, teksa vinte në pah këmbët e saj. Dyshja shkëmbyen  një puthje para kamerave, që pohoi se vazhdojnë të  jenë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Isaac ndërkohë e nisi rrugëtimin e tij të gatimit në YouTube, përmes një projekti të quajtur “The Dirty Dishes” në vitin 2016  dhe këmbënguli në një intervistë të dhënë vitin e kaluar se ushqimi është ‘dashuria e parë’ e tij .

Ndërkohë Dua e nisi vitin 2019 shumë suksesshëm duke pozuar për revistën më të famshme britanike, “Vogue”, ndërsa jepte mesazhe feminizmi.

Ajo tha: “Feminizmi për mua nuk është urrejtje ndaj njerëzve, është thjesht sikur, meritojmë të njëjtat mundësi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN