MENU
klinika

Detajet

Shkodër/ Ekzekutohet me armë zjarri 36 vjeçari

20.03.2019 - 17:44

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në makinë në fshatin Grudë, të Shkodrës.

Sipas informacioneve, viktimë ka mbetur Nard Polia, 36 vjec nga Thethi. Ai është qëlluar disa herë me armë zjarri, në fshatin Grudë, tek vendi i njohur si Fusha e Aviacionit, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. 

Policia po punon për zbardhjen e plotë, ndërsa është vënë në ndjekje të autorit/ve.

“Sot në ora 16.30, është derguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi N.P, i plagosur me armë zjarri. Megjithe perpjekjet per ti dhene ndihme mjekesore ai ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grude dhe sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte me një automjet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri