MENU
klinika

10 gratë që spikatën në letërsi

Shkrimtare dhe aktiviste

11.03.2019 - 12:02

Letërsia botërore është përfaqësuar më së miri, nga gratë. Janë shumë gra shkrimtare që kanë lënë gjurmë në letërsi. Ndër të tjera, veçohen 10 shkrimtaret më origjinale, autore të cilat, duhet t’i lexoni patjetër:

Virginia Woolf

U lind në një familje të shquar angleze. Romani i saj i parë i botuar ishte “Journey”, që u prit me komente shumë pozitive. Së bashku me burrin e saj themeloi shtëpinë botuese, ku edhe doli romani i saj i famshëm “Mrs. Dalloëay”. Kjo shkrimtare vendoset në mesin e shkrimtareve më të rëndësishme të shek.20-të si dhe një ndër krijueset kryesore të modernizmit. Ajo ka shkruar gjithsej 9 romane dhe njihet si figurë e shquar feminist, që luftoi për të drejtat e grave.

Isidora Sekulic

Ka lindur në vitin 1877, me një fëmijëri të kaluar në Zemun. Ajo iu përkushtua tërë jetës me shkrimet e saja dhe letërsisë. Ajo shkroi romane, tregime dhe ese, por ishte e përfshirë edhe në përkthime. Sekulic u propozua si anëtare e akademisë shkencore serbe. Megjithëse ajo kishte të gjitha kualifikimet e nevojshme, anëtaret tjerë e bojkotuan sepse nuk dëshironin të kenë një femër në Akademi. Sot, ajo konsiderohet si një nga emrat më të rëndësishme të kulturës serbe.

Jane Austen

Austen (1775-1817) ka qenë shkrimtare britanike, e njohur për romanin “Sense and Sensibility”, “Pride and Prejudice” dhe “Emma”. Ajo ishte një femër mendjehapur, në kundërshtim me idetë conservative të kohës. Nga frika e dënimit, romanet e saj janë botuar në mënyrë anonime. Ajo nuk u martua kurrë sepse sipas saj, gjithçka mund të përballohet në jetë, por martesa pa dashuri nuk funksionon. Romani “Pride and Prejudice” u cilësua si romani më i bukur i shkruar ndonjëherë.

George Sand

Nëse një grua me paraqitjen e saj dinte të shkaktonte një skandal, atëherë ajo ishte George Sand (1804-1876). Romani i saj i parë ishte “Indiana”, që u botua në moshën 28-vjeçare të saj. Ajo shkroi afro 80 vepra letrare gjatë tërë jetës së saj. Ajo njihej edhe si një femër luftarake, që synonte emancipimin e grave dhe konsiderohej si një nga shkrimtaret më me ndikim të asaj kohe.

Motrat Bronte

Patrick dhe Maria Bronte, qytetarë të klasës së ulët, ndoshta kurrë nuke kishin ëndërruar se tri vajzat e tyre do të bëheshin figurat më eminente të asaj epoke. Pavarësisht arsimit të dobët nga ana financiare, motrat treguan interes të madh për të shkruarit qysh në fëmijëri. Vdekja e nënës dhe motrës më të madhe dhe trauma që pësuan, ishte dhe frymëzimi për veprat e tyre.

Ashtu si gjithë femrat në atë kohë, motrat Charlotte, Emily dhe Anna botuan përmbledhjen e tyre të parë me pseudonime si burra. Si romane më klasike të letërsisë botërore kosiderohen “Jane Eyre”(Charlotte), “Ëuthering Heights” (Emily), “Agnes Grey” (Anna). Talenti i tyre i pazakontë dhe fati tragjik i motrave Bronte, gjithmonë i ka magjepsur dashamirësit e fjalës së shkruar.

Simone de Beauvoir

Ka lindur në vitin 1908 në Paris. Pas përfundimit të Univerzitetit, ai u takua me shoqen e saj të jetës e që më vonë themeluan dhe redaktuan revistën “Modern Times”. Njihet si romanciere, eseiste dhe feministe. “Gjinia tjetër” është pjesa letrare më me ndikim feminist të shek. 20-të. Romani më i njohur i saj është “Mandarin”, “Një keqkuptim në Moskë”, roman që iu botua pas vdekjes.

Selma Lagerlof

Njihet si shkrimtare suedeze, e cila ishte e gjymtuar në ije dhe kështu kaloi një fëmijëri të qetë e rrethuar nga librat. U arsimua mirë ku edhe shkroi romanin “Mrekullitë e Antikrishtit”, që i solli çmime të shumta. Ajo shkroi novela dhe tregime të shkurtra, por u dallua edhe për librat e saj për fëmijë.

Agatha Christie

Ka lindur në Angli më 1890. Është rritur në një familje ku ka frymuar dëshira për shkrim dhe lexim. Romani i saj i parë “The Mysterious Affair at Styles”, u botua më 1920. Agatha fitoi pothuajse mënjëherë popullaritet dhe gjatë tërë jetës së saj ka shkruar pothuajse 80 romane që janë përhapur në tërë botën. Si autore e famshme e zhanrit detektiv, sot njihet si “Mbretëresha e Krimit”, e cilësuar me shumë çmime.

Pearl Buck

Ishte e para amerikane që fitoi çmimin “Nobel” në letërsi. Romani i saj i parë “East Ëind:Ëest Ëind” u bë një bestseller. Edhe me romanin e saj të dytë “Toka e mirë” fitoi çmimin “Pulitzer”. Kjo shkrimtare njihej edhe si aktiviste e madhe për të drejtat e njeriut, si të drejtat e grave, të refugjatëve, përhapja e kulturës aziatike.

Ursula le Guin

Ka lindur më 1929 në Kaliforni. Ursula që herët ka filluar të mirret me shkrime. Për një periudhë të shkurtë kohore ajo shkroi 5 romane, por asnjëri nuk iu botua. Njohja e saj në qarqet letrare u bë përmes romanit “The left hand of darkness”, roman me të cilin kishte marrë çmime prestigjioze. Romanet tjera të sa, janë: “Planet of Exile”,”The Telling”, “The Lathe of Heaven” etj. Ajo njihej edhe për aktivitetin e saj për barazinë gjinore, racore, si edhe në mbrojtjen e mjedisit, kulturës dhe shoqërisë.