MENU
klinika

Gjykata penale jep vendimin

Shkup, 21 vite burg të akuzuarve në ngjarjet e prillit 2017

15.03.2019 - 17:01

21 vite burg 16 të akuzuarit  e ngarjeve të27 prillit 2017 në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Incidenti që nisi në atë kohë në ambientet e brendshme të Kuvendit, nxitur nga kandidimi dhe zgjedhja e politikanit shqiptar, Talat Xhaferri, në krye të parlamentit, la të plagosur disa persona, midis tyre kryetarin Zijadin Sela të Aleancës për Shqiptarët dhe kryeministrin aktual, Zoran Zaev.

Dënimi më i lartë me 18 vite burg i është caktuar këtë të premte ish-ministrit të Brendshëm, Mitko Çavkov,
dhe më u ulëti me 7 vite burg iu shqiptua punonjësit të sigurisë së parlamentit.

Ata së bashku me 31 të akuzuar të tjerë u përballën fillimisht me akuzën e “rrezikimit të rendit kushtetues dhe të sigurisë në vend”, por 15 të dyshuar kanë përfituar fundvitin e kaluar nga ligji i amnistisë që u propozua nga parlamenti.

VMRO nuk vonoi t’i cilësojë dënimet si masa të rrepta dhe të motivuara politikisht, ndërsa kryetari i Aleancës për Shqiptarët shfaqi pendesë që mes të akuzuarve ndodhej edhe personi i cili e mbrojti atë nga sulmet natën e 27 prillit.

Akuzat për ngjarjet e 27 prillit vijojnë të rëndojnë ndaj ish-krerëve të lartë të shtetit, siç janë ish-kryeministri Nikola Gruevski, i arratisur tashmë në Hungari, apo ish-kryetari i parlamentit, Trajko Veljanovski, i cili i ka shpëtuar gjykimit falë mandatit të tij të deputetit.