MENU
klinika

Trazirat e protestës

Shoqërimi i protestuesve/ Basha nis numërimin mbrapsht

17.03.2019 - 14:14

Ditën e sotme Policia e Tiranës, procedoi penalisht 33-shtetas për aktet e dhunës në protestën e zhvilluar para Kuvendit.

Një pjesë e shtetasve të identifikuar, tashmë janë shoqëruar në Polici.

Lidhur me këto ngjarje të fundit ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Basha shkruan se asnjë procedim penal nuk e ndalon PD dhe qytetarët të përmbushin misionin për një Shqipëri, si gjithë Europa.

Kreu i PD-së shprehet me bindje që ka nisur numërimi mbrapsh për kryeministrin Edi Rama.

basha-konica.al
basha-konica.al

“Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.
Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit.

Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë!
Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë!
Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur! #ShqiperiaSiEuropa”, shkruan Basha.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin