MENU
klinika

Familja u tall me pamjen e saj

Shpërthen Gigi Hadid ndaj komenteve negative

29.03.2019 - 14:31

Gigi Hadid i plotësoi dëshirën një familjeje duke pranuar të bëjë foto me të në një vend bregdetar, ku po xhironte një set fotosh.

Por modelja është irrituar pa masë kur pa se ato foto ishin përdorur nga ata me qëllimin për t’u tallur në Twitter.

Pavarësisht se kishte ndenjur 12 orë në diell dhe kishte pozuar me një paruke, Gigi kishte pranuar të bënte foto me ta. Por personat ironizuan pamjen e saj në rrjetin social dhe kjo nuk mund të tolerohej nga modelja e cila sigurisht reagoi ashpër.

Jam e zhgënjyer që ka njerëz si ty që funksionojnë në një nivel inteligjence që nuk shikojnë eksperiencën e këndshme që unë pata me familjen tënde, por e kthen në një eksperiencë negative. Mesazhet e tua nuk më bëjnë mua vajzë të shëmtuar, por të bëjnë ty”, ka shkruar modelja.