MENU
klinika

Postimi

Shpërthen i irrituar Pjerin Ndreu: Vemje nën efektin e rakisë!

23.03.2019 - 22:06

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjeri Ndreu ka shpërthyer i irrituar në një postim në rrjetin social Facebook.

Shpërthimi i Ndreut erdhi pas disa komenteve fyese në drejtim të tij në rrjetet sociale.

Ai i ka cilësuar komentuesit si vemje me profile fallco nën efektin e gotës së rakisë.

Atehere nuk kishte vemje me profile ne rrjete sociale qe nen efektin e gotes se rakise dhe te militantizmit te semure partiak, jane gati te tregojne paturpesisht injorancen e tyre me komente fyese e banale, por gjithsesi jane munduar te me pengojne, paragjykojne dhe penalizojne. Por une ja kam dale ne situata me te veshtira ku rrezikohej dhe jeta!

Sot dua ti them gjithkujt, atyre qe me duan dhe qe sme duan qe une do ec para pa u ndalur. Frymezimi qe kam i kapercen injorantet e rrjeteve sociale.

Alternativa e llumit e ka vendin ne plehra. Aleanca me njerezit e ndershem eshte motivi qe me mban dhe me thote ate qe duhet te bej. Mos mendoni se jam i dobet dhe bie kollaj. Koha e ka tregu kete me se miri’, ka shkruar socialisti Pjerin Ndreu ndër të tjera.