MENU
klinika

Zjarri në pallat

Shpëtohet 15 vjeçarja nga flakët

25.03.2019 - 16:10

Zjarri në pallat, shpëtohet 15 vjeçarja nga flakët

Një pallat në zonën e njohur si Kinostudio, është përfshirë pak minuta më parë nga flakët.

Godina ndodhet shumë pranë Komisariatit nr.4 në kryeqytet ndërkohë që në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrëfiksja dhe forcat e policisë. Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri.

Zjarrfikëset kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe falë ndërhyrjes së tyre të menjëhershme është bërë e mundur shpëtimi i një 15 vjeçareje që i rrezikohej jeta si dhe disa banorëve të tjerë.