MENU
klinika

Kombëtarja U-21

Shpresat vuajnë në Andorra, vetëm 1 pikë

26.03.2019 - 20:37

Ndryshe nga Kombëtarja A, ekipi Shpresa ka vuajtur në Andorra, ku vetëm në fund ka arritur të barazojë 2-2, duke lënë dy pikë shumë të rëndësishme.

Ishin vendasit ata që shënuan të parët, me anë të sulmuesit Alaez, që ishte dhe kapiten i skuadrës. Në minutën e 19’, Shqipëria e sheh veten në disavantazh.

Megjithatë, të besuarit e Bushit ia dolën që të reagonin, pas në minutën e 53’ barazojnë shifrat me anë të Imerit, por vetëm dy minuta më vonë, e pësojnë sërish nga kapiteni i vendasve.

Kur 21-vjeçarët tanë dukeshin të humbur, Sula gjen golin e barazimit, vetëm në minutën e 88’ të takimit. Kaq mjaftoi, ndeshja përfundon 2-2.

konica sportkonica sport mobile

ANDORRA – SHQIPËRI  2-2

Alaez 19’ 55′ / Imeri 53′, Sula 88′

Andorra: Iker, De Pablos, Alavedra, Garsia, Cervos, Martinez, Vales, Guilen, Rebelo, Rosas, Alaez Trajner: Husto Ruiz.

Shqipëria: Dajsinani, Maloku, Kryeziu, Mersinaj, Bajrami, Selahi, Kallaku, Sahiti, Zeka, Muçolli, Vrioni Trajner: Alban Bushi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN