MENU
klinika

Euro 2020

Shqipëri-Turqi, ja kush e gjykon ndeshjen

19.03.2019 - 15:34

Kombtarja shqiptare do të ndeshet me Turqinë ditën e premte në “Loro Boriçi” në Shkodër. Takimi është i vlefshëm për eliminatoret e Europianit 2020.

UEFA ka përcaktuar edhe arbitrat e ndeshjes. Do të jetë një treshe gjermane ajo që do të vendos drejtësi, me kryesor Tobias Stieler. Asistentët e tij do të jene Mick Pikel dhe Christtian Gitelman.

Ekipit i mungon Mërgim Mavraj, pasi u ndëshkua me karton të kuq në Ligën e Kombeve ndaj Skocisë, për një veprim që mund të ishte shmangur në mesin e fushës.

Pikërisht për këtë arsye, kuqezinjtë duhet të bëjnë kujdes, sepse arbitrat gjermanë janë shumë striktë dhe nuk falin, sidomos për gjestet.