MENU
klinika

Fjala e plotë

“Shqipëria 10 vjet në NATO”, Rama ka një thirrje për Kosovën

29.03.2019 - 12:24

Teksa ishte pjesëmarrës në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryeministri Rama gjatë fjalës së tij vlerësoi rolin e aleancës në vend dhe në rajon.

Gjithashtu Rama u ndal edhe tek një thirrje për anëtarësimin e Kosovës në aleancë.

Sipas Ramës, anëtarësimi i Kosovës do të shmangte influencat.

Fjala e plotë:

“Nacionalizmi në rritje, kriza e refugjatëve sirianë, apo emigrantëve në Mesdhe si dhe lufta kibernitike, janë rreziqe reale të cilat kanë nevojë për një përgjigje të përbashkët, ku secili ka vendin dhe rolin e vet.

Të mos harrojmë që NATO duhet të përballet edhe me doktrina agresive të faktorësh të tretë, me një dispozitiv ushtarak në rritje dhe një shpërfillje të hapur të ligjeve ndërkombëtare. Aneksimi i Krimes është vetëm një nga dëshmitë aktuale të kësaj dukurie.

Ne ndjehemi mirë sot që integrimi i Malit të Zi më parë dhe Maqedonisë së Veriut më pas, në MATO ka krijuar një hapësirë të gjerë në Ballkan për NATO-n dhe ka forcuar stabilitetin e Ballkanit duke çuar drejtë mbushjes së një vakumi të krijuar pas ndryshimeve teknonike që pësoi gadishulli nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Në mënyrë që Ballkani të mos jetë kurrë më që influenca të vendeve të treta arrijnë që të depërtojnë deri në zemër të Europës, është e rëndësishme që edhe Kosova të bëhet pjesë e aleancës. Shqipëria beson se integrimi i Kosovës është një domosdoshmëri, jo për Kosovën thjeshtë, por për të gjithë familjen atlantike. Ballkani i gjithë në NATO është vizion strategjik dhe e Kosovës do të ishte një kapital i shtuar”, tha Rama.