MENU
klinika

Projeksionet e INSTAT

Shqipëria po plaket?

18.03.2019 - 15:06

Popullsia shqiptare do të vazhdojë procesin e plakjes“, kështu vihet re nga projeksionet e publikuara nga INSTAT, sipas të cilave Shqipëria shumë shpejt do të arrijë moshën mediane të Europës.

Në vitin 2031, mosha mediane e Shqipërisë pritet të jetë rreth 42.1 vjeç.

Çfarë është mosha mediane?

-Mosha mediane është mosha ku gjysma e popullsisë është më e vjetër dhe gjysma më e re.

Sa ishte mosha mediane e Shqipërisë në 2018?

-Në këtë vit, mosha mediane e Shqipërisë ishte 35.4 vjeç

Të dhënat e INSTAT në projeksionin e fundit të popullsisë:

-Koeficienti i varësisë së të moshuarve ka pësuar rritje të shpejtë:

1. Në 2019, nga 20.5 të moshuar për 100 persona në moshë pune, në 35.0 të moshuar për 100 persona në moshë pune
2. Koeficienti i varësisë së të rinjve është në nivele konstante, 25.0 të rinj për 100 persona

Mosha mediane në Europë:

-Monako në vend të parë për moshën mediane më të lartë me 53.1 vite
-Japonia, me moshë mediane 47.3 vite
-Gjermania, me moshë mediane 47.1 vite
-Italia, me moshë mediane 45.5 vite
-Sllovenia me moshë mediane 44.5 vite

Mosha mediane në kontinentin e Amerikës së Veriut:

-Mosha mediane në këtë kontinent është 35 vite
-Kanadaja, me moshë mediane 42.2 vite
-SHBA, me moshë mediane 38.1 vite
-Meksika, me moshë mediane 28.3 vite

-Australia, me moshë mediane 33 vite
-Amerika e Jugut, me moshë mediane 31 vite
-Azia, me moshë mediane 31 vite

-Afrika është kontinenti me moshën mediane më të re, me moshë mediane 18 vjeç

a. 41% e popullsisë janë nën 15 vjeç
b. 3% e popullsisë janë mbi 65 vjeç

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!