MENU
klinika

Raporti i Eurostat

Shqipëria, vendi me nënat më të reja në Europë

13.03.2019 - 13:26

Sipas disa të dhënave të bëra publike sëfundmi nga Eurostat, vihet re se gratë shqiptare janë nënat më të reja në Europë.

Bazuar në këto të dhëna, mosha mesatare e nënave për herë të parë në Shqipër është 26.1 vjeç.

Të dhënat:

-Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të vajzave nëna në moshë të re
-Në 2017, Shqipëria shënon përqindjen më të ulët të grave që bëhen nëna për herë të parë mbi 40 vjeç

Shqipëria në krahasim me rajonin ka një diferencë të dukshme përsa i përket moshës së nënave për herë të parë.

Vendet e Rajonit:

1. Rumania, 26.5 vjeç
2. Letonia, 27.1 vjeç
3. Litania, 27.5 vjeç

Vendet e rajonit:

1. Itali, mbi 30 vjeç
2. Spanjë, 30.9 vjeç
3. Luksemburg, 30.8 vjeç
4. Greqi, 30.4 vjeç
5. Irlandë, 30.3 vjeç

Ku renditej Shqipëria në 2017?

-Në 2017 Shqipëria rendite në vendet me përqindjen më të lartë të nënave adoleshente
-Numri total i lindjeve ishte 30896
-Lindje për herë të parë ishin 12918
-10% e këtyre lindjeve u kryen nga vazja nën 20 vjeç
-72% e lindjeve ishin nga nëna 20-29 vjeç
-16% e lindjeve ishin nga nëna 30-39 vjeç
-1% e lindjeve ishin nga nëna mbi 40 vjeç