MENU
klinika

Si po kursejnë ata?

Shqiptarët “harrojnë” lekun

30.03.2019 - 13:53

Bazuar në disa statistika të Bankës së Shqipërisë vihet re se kursimet e shqiptarëve në banka janë rritur, por duket se shqiptarët kanë harruar monedhën vendase. Më së shumti ata po kursejnë në monedhë të huaj.

Sipas statistikave, në shkurt stoku i depozitave në lekë ishte 1.005 trilonë lekë (8 miliardë euro). Kjo shifër ishte me një rritje prej 0.3% më shumë se muaji paraardhës.

Ndërkohë rritje më të madhe kanë pësuar kursimet në monedhë të huaj, pasi ajo vendase ka mbetur e pandryshuar.

Depozitat në monedhë të huaj janë rritur me 0.5% me bazë vjetore.

Kursimet në lekë:

-Sot për kursimet 12 mujore, interesi vjetor i përfituar është më pak se 1%
-Pesha e kursimeve me afat të individëve në ekë ka zbritur nga 40% në 2013, në 23.5% sot.

Çfarë ka sjellë rënia e kursimeve në lekë dhe rritja e tyre në valutë?

-Kjo gjë që ka bërë që bankat të furnizohen më shumë me valutën e huaj sesa me monedhën vendase

Sa arriti në shkurt pesha e kursimeve në valutë?

-Kjo peshë arriti në 54.1%, niveli më i lartë që pas viteve ’90

Nga erdhi rritja e depozitave në valutë?

-Sipas të dhënave të BSH, erdhi më së shumti nga kursimet e individëve

Sa ishte rritja me bazë vjetore?

-Shkurt 2019/shkurt 2018 depozitat janë rritur me 1%, të ardhura nga kursimet në valutë
-Kursimet në lekë kanë rënë me 1.5% për të njëjtin hark kohor