MENU
klinika

"Një drithërimë e ngrirë në kohë"

Shqiptari Jon Kraja hap ekspozitën e tij në New York

09.03.2019 - 16:41

Nje dritherimë e ngrirë në kohë – vepra arti nga Jon Kraja në New York.

Galeria e Agora e Chelsea po shfaq vepra origjinale të artistit shqiptar Jon Kraja në ekspozitën Roots and Wings. Ekspozita u hap më 2 mars dhe shkon deri më 22 mars 2019. Pritja zyrtare u organizua me 7 mars nga ora 6-8.

Rreth Artistit:

Artisti Jon Kraja kap një “dritherimë të ngrirë në kohë” me veprat e tij surrealiste. I rritur në Shqipërinë komuniste, artisti e sheh pikturën si një veprim revolucionar, duke e zhytur botën rreth tij në ngjyrë dhe kuptim. Kraja krijon skena të gjalla ku figurat e tij shpesh janë të ngarkuara me dhimbje. Ai endet midis parajsës dhe ferrit të tij personal, e nderkohe dhe veprat e tij ndjehen të kapura mes këtyre dy forcave kundërshtare.

kolana e librave

jon kraja-konica.al

Në Moonlight 9, një qen shtrihet në krah nën një horizont të gjallë, me re, të ndarë nga dy plane të dallueshme ngjyrash. I pafytyrë dhe vetëm me një pikë të purpurta rreth fytyrës, qeni duket indiferent ndaj asaj që po ndodh më lart, duke i mohuar vetes kënaqësinë e zbulimit të së panjohures .
Në Lëvizjen Politike në Vendet në Zhvillim, një grua e pangjyrë e shtrirë përmbys , mbi me një krah të deformuar, duket e kapur në greminën e dy planeve që përplasen në lëkundjen blu dhe të verdhë.
Teksa e ngjesh vepren me simbolizmin, artisti na jep një dritare në betejat e tij të brendshme, qe vijnë nga përvoja e të jetuarit në një botë pa ngjyra.

JON KRAJA