MENU
klinika

Në moshën 73-vjeçare

Shuhet aktori i famshëm amerikan

10.03.2019 - 19:40

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, pas një infarkti të zemrës, aktori i famshëm amerikan Jan-Michael Vincent.

BBC raporton se aktori është ndarë nga jeta më 10 shkurt, por lajmi është mbajtur i fshehur nga familjarët.

Vincent, në vitet ’70-’80 njihej si djali i bukur i Hollivudit, ndërsa ishte edhe aktori më i paguar në atë kohë, teksa fitonte 200 mijë dollarë për një episod. Gjatë karrierës së tij të gjatë, ka luajtur më shumë se 80 role, ndërsa të fundit e ka pasur në filmin e viti 2002, “White Boy”.

THE WINDS OF WAR – TV Miniseries – “The Storm Breaks” – Airdate: February 7, 1983. (Photo by ABC Photo Archives/ABC via Getty Images)
JAN-MICHAEL VINCENT

Krahas rolit të pilotit Stringfelloë Haëke në “Airwolf” (1984–1986), ai do të mbahet mend edhe për rolin e Matt Johnson në filmin “Big Wednesday”, si dhe për portretizimin e Byron Henry në “The Winds of War”.