MENU
klinika

Teoria Monetare Moderne

Si funksionon paraja në ekonomi?

23.03.2019 - 16:15

Teoria Monetare Moderne e sheh paranë vetëm si subjekt mbi të cilën vendos shteti.

Ekonomisti Gjerman Georg Knapp e konsideron paranë si faturë që tregon që njeriu posedon diçka, një mjet pagesash dhe për këtë teoria monetare moderne thekson se nuk ka rëndësi materiali për sa kohë që është qeveria ajo që i përcakton vlerën 1.

Sipas kësaj teorie, vlera që paraja merr është e përcaktuar nga shteti sepse është pikërisht shteti ai që i detyron individët të paguajnë taksa.

Tashmë taksat do të mblidhen me argumentin se është shteti ai që lëshon paranë dhe jo tregu. Shteti gjithashtu do të arrij të kontrollojë edhe çmimet e sektorit privat.

Sipas kësaj teorie do të krijohet një situatë ku shteti shkëmben shenja boshe për mallra dhe shërbime të prodhuara nga individë. Pastaj kërkon që ata të paguajnë taksa me një pjesë të këtyre shenjave boshe.

Nëse dikush e shikon me vëmendje këto proces atëherë mund të vëreje shkëmbimin e asgjësë për gjithçka.

Në kuadrin e teorisë moderne monetare paratë shihen vetëm si një faturë mbi burimet e ekonomisë. Në saj të kësaj fature njerëzit shkëmbejnë mallrat që i nevojiten. Ne vërejmë se sipas MMT, paraja është një mjet për të paguar taksat, i cili gjithashtu përcakton fuqinë blerëse të parasë dhe nga ana tjetër e bën atë një mjet të pranueshëm të pagesës.

Por a është e vërtetë se paraja është vetëm një mjet pagese?

Për ta kuptuar realisht sesi funksionon paraja në ekonomi duhet të shohim përkufizimin e saj.

Për të përcaktuar përkufizimin e parave ne duhet të konstatojmë se si ekonomia që përdor paratë u zhvillua. Paratë u shfaqën si rezultat i faktit se shkëmbimi nuk mund të mbështeste ekonominë e tregut.

Karakteristika dalluese e parasë është funksioni i saj si medium i shkëmbimit të përgjithshëm. Ajo ka evoluar nga malli më i tregtueshëm.

Mises argumenton se do të vinte ai moment ku njeri mall nuk do të qe po aq identik sa malli tjetër dhe për pasoja do na duhej të prisnim dhe kështu do të ngelej vetëm një mall për tu shkëmbyer derisa u krijua malli universal i shkëmbimit, paraja.

Rothbard citon se rruga për të ardhur deri tek paraja ka rezultuar si një spirale përforcuese pasi tregu sa vjen edhe zgjerohet duke krijuar mekanizma të tjera shkëmbyese.

Me pak fjalë, paraja është mjeti që bën të mundur tregtimin e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të tjera. Kjo karakteristikë themelore e parave duhet të krahasohet me mallra të tjerë. Për shembull, karakteristika e ushqimit është se ajo furnizon qeniet njerëzore.

Karakteristika e mallrave kapitale është se lejon zgjerimin e infrastrukturës që nga ana tjetër do të lejojë prodhimin e një sasie më të madhe mallrash dhe shërbimesh. Ndryshe nga MMT atëherë, thelbi i parave nuk ka të bëjë me pagesat e taksave për qeverinë.

Për më tepër, funksioni i parasë nuk është një mjet pagese siç argumentohet nga MMT, por një mjet i përgjithshëm i këmbimit.

Njerëzit paguajnë me mallra dhe shërbime për mallra dhe shërbime të tjera me ndihmën e parave. Paraja lehtëson pagesat e një të mirë për një të mirë tjetër.

Gjithashtu, në kundërshtim me MMT-në nuk është një kërkesë për burimet, por për mediumet e përgjithshme të shkëmbimit.

Përveç kësaj, a ka kuptim që paratë u shfaqën për shkak të nevojës për të paguar taksat për qeverinë? Historia ka treguar se sovrani përdorte mekanizmën të tjera dhunuese për të marrë atë që kërkonte pasi nuk kishte autoritet më të lartë se vet ai.

Gjithashtu, a mundet qeveritë e sotme të detyrojnë individët të përdorin këto shenja në transaksionet midis tyre? Pse dikush do të pranojë një shenjë si një pagesë, sepse qeveria i pranon këto shenja si pagesa tatimore?

Në botën e Teorise Moderne Monetare, duke pasur parasysh se paratë janë krijuar nga qeveria dhe duke pasur parasysh se qeveria është në gjendje të krijoj lirisht sa më shumë para që kërkon, qeveria atëherë do të ketë komandën mbi shuma të pakufizuara të pasurisë reale.

Nëse qeveria përcakton se çfarë duhet të konsiderohet si para dhe çfarë do të jetë vlera e saj, kjo gjithashtu do të thotë se qeveria dikton shkallën e shkëmbimeve midis parave dhe mallrave dhe shërbimeve.

Kjo do të thotë se çmimet janë vendosur nga qeveria dhe anashkalojnë forcat e tregut.

Teoria ekonomike tregon se një sjellje e tillë çon në përdorimin joefikas të burimeve dhe nga ana tjetër çon në varfërim ekonomik.

Një shembull në këtë drejtim është rënia e ish-Bashkimit Sovjetik dhe pamundësia e ekonomive të planifikuara si Kuba dhe Koreja e Veriut për të ushqyer njerëzit e saj.

Në 5 vite rindërtim, kostoja 920 mln €

‘Shkundja’ e tërmetit ende pasoja në buxhet!

"Do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më..."

Tatimet: 37 mijë biznese me risk për nëndeklarim pagash

Çfarë solli rritja e pagesave për punëtorët

Çmimi i vajit të ullirit arrin rekord këtë vit

"Ulet me 0.25 pikë përqindje norma bazë e interesit"

Guvernatori Sejko sqaron vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të BSH