MENU
klinika

Euro 2020

Si pritet të luajë Kombëtarja në Andorrë

25.03.2019 - 12:36

Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të luajë në Andorra ndeshjen e dytë eliminatore të “Euro 2020”.

Kuqezinjtë do t’i drejtojë Ervin Bulku, i cili pritet të bëjë disa ndryshime. Me Bekim Balajn dhe Armando Sadikun nga minuta e parë, apo vetëm me një sulmues në majë dhe dy lojtarë të shpejtë nga krahët?

Kjo është dilema e trajnerëve Ervin Bulku dhe Sulejman Mema për formacionin që do të hedhin sot në fushë kundër Andorrës.

Në krahasim me ndeshjen ndaj Turqisë, ndryshimi që pritet të bëhet në mbrojtje është ai në krahun e majtë, ku Naser Aliji do të zërë një vend.

Me Hysajn të paprekshëm në rolin e mbrojtësit të djathtë, edhe në qendër dilemat ekzistojnë, pasi me shumë mundësi do t’i besohet dyshes Ismajli-Ajeti, duke sakrifikuar kështu Gjimshitin, që luajti si titullar ndaj Turqisë.

Në mesfushë do të luajnë Xhaka, Kaçe dhe një mes Bashës dhe Memushajt, ndërsa nga krahët e sulmit Uzuni e Grezda. Gjithsesi, nëse Balaj dhe Sadiku e nisin nga minuta e parë, pritet që një mes Uzunit dhe Grezdës të sakrifikohet.

Ndërkohë, pritet që në stadium të ketë afro 2 mijë të pranishëm. Kuqezinjtë do të mbështeten nga rreth 200 shqiptarë, kryesisht nga tifo-grupi “Tifozat e Kuq e Zi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN