MENU
klinika

Dieta!

Si të humbni 7 kilogramë në vetëm dy javë!

25.03.2019 - 20:21

Problemi me kilogramët e tepërt është shndërruar në një dukuri tepër shqetësuese gati në çdo vend të botës, pasi gjithnjë e më shumë njerëzit kanë probleme me mbipeshën.

Dhe largimi i kilogramëve të tepërt është jashtëzakonisht e vështirë, ndërsa në qarkullim janë dieta të shumta për të cilat thuhet se japin rezultate të mira në këtë drejtim. Por realiteti është ndryshe, pasi rrallëherë mund të ndodhë që dietat të japin rezultatet e dëshiruara, por prapë ia vlen të provokohet, por deri në atë masë që nuk e rrezikojmë shëndetin tonë.

Dhe dieta që do ta prezantojmë, është treguar mjaft e suksesshme, por natyrisht se duhet pasur edhe durim për ta aplikuar. Dieta zgjat 15 ditë (tri cikle me nga pesë ditë), kurse humbja mesatare e peshës në fund të dietës është rreth shtatë kilogram.

Gjatë dietës nuk është e lejuar konsumimi i pijeve alkoolike, ushqimet duhet të merren sipas përshkrimit dhe mund të përdoren të nxehta apo të ftohta, sipas preferencës tuaj. Mëngjesi është i njëjtë për çdo ditë: 1 portokall (ose gjysmë filxhani me lëng grejpfruti apo limonadë nga limoni pa sheqer), peksimadhe (copë e bukës e pjekur dy herë) dhe një filxhan çaj apo kafe pa sheqer.

Dita 1

Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 krem kosi;

Darka: 2 domate (ose 2 dl domate të zier), 2 vezë të ziera, sallatë të gjelbër (ose 1 trangull).

Dita 2

Dreka: 1 portokall, 1 vezë, 1 krem kosi, 2 peksimadhe;

Darka: 125 g mish viçi të bluar (të gatuar), 1 domate, 1 portokall, biskota, 1 filxhan çaj apo kafe.

Dita 3

Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 krem kosi, sallatë (ose 2 tranguj), pije pa sheqer;

Darka: 125 gram mish të bluar (të gatuar), 1 portokall, 1 peksimadhe, 1 filxhan kafe apo çaj.

Dita 4

Dreka: 125 g gjizë, 1 domate (ose 1 dl domate të zier), 1 peksimadhe;

Darka: 125 gram mish të bluar, 2 domate, 1 mollë, 1 peksimadhe.

Dita 5

Dreka: 200 g mish të gatuar ose peshk, 1 domate, 1 peksimadhe;

Darka: 1/2 kg perime të gatuara (karrota, bizele, patate), 1 vezë, 1 domate.