MENU
klinika

Mësoni këto mënyra!

Si t’i pastroni njollat nga ndryshku, yndyra dhe bari!

30.03.2019 - 20:47

Njollat nga ndryshku apo ushqimi i yndyrshëm me siguri për çdo amvise është një ankth i vërtetë!

Mirëpo, me mjete shtëpiake dhe material nga kuzhina shumë shpejt ankthi do të jetë një e kaluar.

Njollat nga ndryshku

Njollat e vogla hiqen me kripë, sipër të cilave duhet shtrydhur lëng limoni dhe duhet lënë të veprojnë gjatë natës. Të nesërmen shpëlani mirë dhe lani në rrobalarëse.

Njollat e mëdha eliminohen në mënyrë tjetër: blini mjetin special për eliminimin e njollave nga ndryshku dhe ndiqni udhëzimet të cilat i gjeni në paketim.

njolla ndryshku-konica.al
njolla ndryshku-konica.al

Njollat nga bari

Si pastrues i shkëlqyeshëm është treguar pasta e dhëmbëve. Shtrydhni sipër njollave, fërkoni dhe lini të qëndrojnë rreth një ore. Në fund lani si zakonisht.

Zgjidhje mirë janë edhe të bardhët e vezëve dhe uthulla. Të bardhët e vezëve tundni, qitni në njolla, fërkoni dhe lani. Njollat e forta trajtoni me përzierje të uthullës alkoolike dhe ujit. Lini të veprojnë 15 minuta, pastaj lani.

njolla bari-konica.al
njolla bari-konica.al

Njollat nga yndyra

Njollat nga yndyra më së miri do t’i eliminoni me detergjent të lëngshëm, të cilin menjëherë duhet ta fërkoni në njollë. Rrobën njomeni në ujë të nxehtë dhe lini të qëndrojë gjatë natës. Pastaj lani në rrobalarëse.