MENU
klinika

Digjet e gjallë në makinë

Lajmi tragjik që trondit Stalonen

26.03.2019 - 10:34

Ylli holliwoodian i kinemasë, Silvester Stalone, është tronditur së fundmi nga një lajm i papritur. 

Silvester Stalone ka marrë lajmin shokues se kushërira e tij vetëm 33 vjeç humbi jetën në një aksident tragjik në Ukrainë.

Viktoria Kravchenko ishte pasagjere në një BMW, që u përfshi në një aksident dhe shpërtheu në flakë pasi goditi në një shtyllë elektrike.

Drejtuesi i makinës Shamil Gajdzhiev, 22 vjeç, gjithashtu ka ndërruar jetë. 33-vjeçarja është vajza e biznesmenit Valery Kravchenko.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën e shpërthyer në flakë.