MENU
klinika

Deklarata

Situata Politike/ Ministrja: Turistët po anulojnë rezervimet

12.03.2019 - 22:17

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj deklaroi se situata politike po ndikon edhe në turizmin e vendit.

Denaj u shpreh në një emision televiziv se ka pasur anulime të rezervimeve nga turistët e huaj gjate muajit shkurt në hotelet e bregdetit shqiptar.

“Rritja e ekonomike është një proces zinxhir dhe kur veprojmë duhet të kemi parasysh që çfarë jemi duke bërë. Numri i turistëve është rritur vitin e kaluar. Nëse flasim për muajin shkurt, i cili është muaji që bëhen rezervime nga turistet dhe një ditë të shtune shfaqen skena që thuhet në mediat e huaja se nuk ka siguri, atëherë kjo ndikon në anulimin e këtyre rezervimeve. Ka pasur anulime të ketyre rezervimeve.

Samiti i Diasporës tregoi se edhe bashkatdhetarët tanë kanë dëshirë të investojnë në Shqipëri. Investitorët e huaj marrin kohën e duhur. Niset me njohjen e potencialeve, lehtësite fiskale. Gjithashtu ata shohin infrastrukturën dhe proceset në këtë drejtim janë duke avancuar. Investitorët shohin se si është klima e biznesit”, u shpreh ministrja.