MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 24

Skënderbeu ndal Teutën në Durrës

02.03.2019 - 19:09

Teuta dhe Skënderbeu u ndanë në paqe në “Niko Dovana”, në barazim 2-2. Teuta bëri gjithçka mirë dhe në mesin e pjesës së dytë e pa veten në avantazh të dyfishtë, falë golave të Kallakut dhe Traore.

Megjithatë, Skënderbeu nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë gjithçka. Fillimisht, ishte Muzaka ai që shënoi, ndërsa në fund të takimit, Gripshi ndëshkoi ish-skuadrën e tij dhe bëri që skuadrat të ndajnë nga një pikë.

Të dyja skuadrat vinin me objektiva të ndryshme në këtë sfidë dhe fitorja për Teutën ishte domosdoshmëri, por Skënderbeu i befasoi dhe në “Niko Dovana”, pikët u ndanë mes skuadrave.

TEUTA – SKËNDERBEU  2-2

Kallaku 45+1′, Traore 62′ / Muzaka 67′, Gripshi 90+2′

Teuta: Hidi, Frashëri, Osmani, Arapi, Hakaj, Avdyli (Shkalla 88′), Traore, Kallaku, Kamara (Gashi 46′), Progni (Bicaj 73′), Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi

Skënderbeu:Dajsinani, Vangjeli, Radas, Sambou, Pëllumbi, Dita, Sibo, Muzaka, Gripshi, Pervan (Oto Xhon 68′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Gjyqtarë:Klajdi Kola, Ridiger Çokaj, Enea Pashaj, Hermal Llapra

Kartonë të verdhë: Hidi 35’ / Vangjeli 36’, Radas 46’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 24

Kukësi nuk fal, -6 pikë nga Partizani