MENU
klinika

Marrëdheniet epror-vartës

Sondazhi i KE zbulon ‘sekretin’ e shqiptarëve

14.03.2019 - 09:24

Bazuar në të dhënat e bëra publike në Anketën e Cilësisë së Jetës, realizuar nga Komisioni Europian, vihet re se Shqipëri hy tek vendet ku marrëdheniet epror-vartës nuk janë për t’u pasur zili dhe jo gjithmonë shkojnë vaj.

Të dhënat e anketës për Shqipërinë:

-51% e shqiptarëve janë përgjigjur se marrëdheniet epror-vartës janë të tensionuara
-34% janë përgjigjur se këto marrëdhenie janë disi të tensionuara
-16% janë përgjigjur se në këtë lloj marrëdhenieje nuk ka tension

Përgjigjet sipas grup-moshave:

-Të rinjtë janë përgjigjur se marrëdheniet epror-vartës janë shumë të tensionuara (55% e moshës 18-24 vjeç)

Nga të dhënat e sondazhit vihet re se në Shqipëri marrëdheniet epror-vartës janë më të tensionuarat në të gjithë Evropën.

Marrëdheniet vartës-epror në rajon:

-Përqindja e njerëzve që i vlerësojnë si shumë të tensionuara është e lartë

-Maqedonia është vendi me përqindjen më të lartë pas Shqipërisë me 47%

-Serbia, 43%

-Mali i Zi dhe Turqi me 30%

Marrëdheniet vartës-epror në Europë:

-Përqindja e të pyeturve që i cilësojnë këto marrëdhenie si të tensionuara është 24% më pak se në Shqipëri

-Danimarka ka përqindjen më të ulët me 4%

-Finlanda dhe Suedia me 11%

-Hungaria dhe Kroacia kanë përqindjen më të lartë