MENU
klinika

Situata politike

Soreca apel palëve: Rivendosni mjedisin konstruktiv

07.03.2019 - 16:56

Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i ka bërë thirrje faktorit politik që të dëgjojnë apelin e ndërkombëtarëve për të rivendosur një mjedis konstruktiv.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, Soreca shkruan se është e rëndësishme vendosja e një mjedisi politik konstruktiv.

“ Shpresoj që të gjithë qytetarët e Shqipërisë, që ftesa jonë për të rivendosur një mjedis politik më konstruktiv, të mos mbetet i padëgjuar. Ky është një mision i përbashkët kombëtar “. @DanielssonEU përfundon një vizitë shumë intensive dhe konstruktive një-ditore në #Tirana ”, shkruan Soreca.