15.03.2019 - 12:24
Diëtn e sotme janë shënuar plot 15 vite nga tragjedia e Gërdecit.
Shpërthimi i 15 marsit 11 vite më parë mori jetën e 26 personave dhe la plagë të pashërueshme tek 300 të tjerë.
Shpërthimi që tronditi fshatin në periferi të Tiranës ndodhi mesditën e 15 mars të vitit 2008 në një depo të demontimit të armëve.
Si pasojë e këtij shpërthimi fatkeq sot pas 11 vitesh ka ende jetë të shkatërruara, familje që jetojnë dramën e shpërthimit, familje që jetojnë me plagën e njerëzve të zemrës që humbën.
Kujtojmë që edhe pse shpërthimi në Gërdec u cilësua si një aksident teknologjik, familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi.