Ajo është një prej këngëtareve me origjinë shqiptare më të njohura në botë por mund të themi edhe një nga më të pasurat.
Rita Ora e cila vazhdon të na bëjë krenarë në skenat botërore, ka zbuluar në një bisedë me ndjekësit e saj në Twitter se çfarë profesioni ka pasur përpara se të bëhej e famshme.
Dhe a mund të keni një ide?
Dikush mund të mendoj se ajo këndonte në baret e natës për te siguruar të ardhurat në atë kohë, por jo!
Rita përpara se të njihej në të gjithë botën ka punuar në një dyqan ku shiste atlete dhe ishte vetëm 16 vjeç.
E pyetur se çfarë këshille do t’i jepte vetes kur ishte 16-vjeç dhe shiste këpucë Rita tha se:“Kam kaluar kohën më të mirë atje. Punoja bashkë me një miken time. Nuk pendohem për asgjë, sepse kam njohur shumë njerëz. Madje atje njoha disa njerëz që punojnë në labelin tim dhe unë në atë kohë ju shisja atlete”.