MENU
klinika

"Opozita një, maxhoranca dy hapa pas"

Spiropali “thumbon” presidentin Meta: Të këshillojë Kryemadhin!

09.03.2019 - 19:03

“Opozita të bëjë një hap pas, maxhoranca dy”, ka qenë kjo deklaratë e presidentit Meta për të cilën ministrja Spiropali tha se nuk arrin ta ç’kodojë.

Spiropali gjithashtu “thumboi” presidentin duke theksuar se ky i fundit është më mirë të këshillojë kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

Në lidhje me opozitë, Spiropali tha se nuk është një hap pas, por një hap në humnerë.

“Unë nuk e çkodoj dot deklaratën e Presidentit sepse nuk e kuptoj për cilat hapa e ka fjalën dhe kush duhet t’i ndërmarrë po do kishte qenë shumë mirë në rast se Presidenti do t’a kishte këshilluar znj.Kryemadhi në partinë nga ka dalë, që mos ta ndërmerrte atë hap.

Se nuk është një hap para, është një hap në humnerë. Dhe kthim pas nuk ka. Pra, në Kuvend nuk kthehen dot më, tani të paktën të mbështesin kandidatët e tyre nëpër lista që duan të marrin pozicionet e tyre në kuvend. Të vijnë të votojnë reformën zgjedhore që është e domosdoshme dhe që ne patjetër do t’a çojmë përpara dhe jemi shpresë plotë që deputetët e rinj të opozitës do ta votojnë reformën zgjedhore” tha Spiropali.