MENU
klinika

NBA

Spurs tregojnë forcën ndaj Warriors

19.03.2019 - 12:20

Sfida më e fortë në NBA u luajt në “AT&T Center” të San Antonios, ku Spurs fituan 111-105 ndaj kryesuesve të Konferencës së Perëndimit, Golden State Warriors, duke u ngjitur në vendin e pestë.

Warriors, të privuar nga DeMarcus Cousins, u besuan Stephen Curry-t, që shënoi 25 pikë, dha 8 asiste dhe kontrolloi 7 topa poshtë koshit, dhe Kevin Durant, që e mbylli takimin me 24 pikë.

Mirëpo Spurs e menaxhuan më së miri ndeshjen, falë lojës së DeMar DeRozan, që rezultoi më i miri mbi parket me 26 pikë, 8 asiste dhe 9 “rebound”.

Pas kësaj humbjeje, kampionët në fuqi të NBA bashkëkryesojnë me të njëjtin numër fitoresh dhe disfatash me Denver Nuggets.

Një tjetër përballje shumë e rëndësishme ishte ajo e “TD Garden” mes Boston Celtics dhe pikërisht Denver Nuggets, që u mbyll me fitoren 105-114 të skuadrës nga Colorado.

Një sfidë që shkoi “kokë më kokë” deri në periodën e katërt, ku 6 minuta para fundit diferencën e bëri me tri gjuajtje të sakta për tre Nikola Jokic, që realizoi në total 21 pikë, 7 asiste dhe plot 13 “rebound”.

Për Celtics nuk mjaftoi paraqitja e mirë e Kyrie Irving, që shënoi në 30 pikë. Denveri mbetet në vendin e dytë vetëm falë rezultateve në sfidat direkte të Golden State.

Fitore e lehtë në Lindje e Toronto Raptors 128-98 ndaj New York Nicks. Skuadra kanadeze e pati si shëtitje këtë përballje, madje edhe pa dy “yje” në përbërje, si Kaëhi Leonard (u la pushim) dhe Serge Ibaka (i skualifikuar).

Oklahoma City Thunder, pa Russell Westbrook, që ishte i skualifikuar, humbën në shtëpi përballë Miami Heat me rezultatin 106-117.