MENU
klinika

Nga Blerim Latifi

Stublla e Vitisë është Korça e Kosovës

08.03.2019 - 10:51

Në 7 mars është dita e mësuesit. Në këtë ditë, në shkollat tona, tradicionalisht flitet për shkollën e parë shqipe, e cila ishte hapur me 7 mars të vitit 1887 në Korçë.

Pak, ose aspak, flitet për shkollën e parë në gjuhën shqipe në Kosovë, e cila ishte hapur nga Dom Mikel Tarabuluzi në vitin 1905 në Stubëll të Vitisë.

Qeveria osmane, e cila kishte kohë që kishte lejuar të funksiononin dhjetëra shkolla në gjuhën serbe përgjatë gjithë Vilajetit të Kosovës, urdhëroi që kjo shkollë të mbyllej menjëherë.

U desh presioni i Vatikanit, Francës dhe Austro-Hungarisë që ky urdhër të kthehej pas. Prandaj, në ditën e mësuesit, Stublla e Vitisë është Korça e Kosovës.

Ministria e Arsimit dhe komunat duhet që Stubllën ta përfshijnë gjithsesi në kuadrin e ekskursioneve edukative, që tradicionalisht zhvillohen nga shkollat tona.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin