MENU
klinika

Rrëfimi i ish-ministrit grek

Suliotët ishin shqiptarë dhe fjalët greke kanë rrënjë shqipe!

23.03.2019 - 16:42

Suliotët, ishin një komunitet shqipfolës ortodoks nga krahina e Sulit, sot në Epir, Greqi, i cili ishte dhe mbetet shumë i njohur dhe që hyri në një konflikt edhe me osmanet në rastin konkret me Pashallëkun e Janinës që drejtohej në atë kohë nga Ali Pasha.

Pas humbjes së tyre në vitin 1803, suliotët ishin të detyruar të shpërnguleshin në drejtim të Greqisë, dhe shumë prej tyrë luajtën një rol të dorës së parë në Luftën greke të Pavarësisë duke filluar që nga 1821, ku u dalluan me udhëheqës të shquar si Marko Boçari dhe Kiço Xhavella.

Suliotët në fillim flisnin një nëndialekt të dialektit çam dhe me kohë u bënë përdorues të dy gjuhëve greke dhe shqipe. Pas asimilimit të tyre, një ndryshim i gjuhës në drejtim të greqishtes ndodhi, ndërsa dialekti çam i Sulit u zhduk

Suljotet-Marko-Bocari-konica.al
Suljotet-Marko-Bocari-konica.al

Para disa kohësh, vetë ish-ministri grek Theodoros Pangalos, me postimet në llogarinë e tij në Twitter i referohej një akti heroik që Souljotët kishin bërë, teksa vinte në dukje:

“Nuk ka grek që nuk e kupton fjalën ‘lule’ (λουλούδ-louloúdi)”, por ka zëvendësuar plotësisht fjalën e vjetër greke “lule”, “por sa nga ju e dinë se fjala “lule” vjen nga ‘dafina’ shqiptare?”

Si sot, 215 vjet më parë, në malet në veri të Prevezës, Souliotisët hodhën foshnjat e tyre në shkëmb dhe më pas u hodhën vetë.
Vdekja ishte më e preferueshme se sa poshtërimi për ta.
Por si i thanë Souliotët “lule” në rërë, ndërsa ishin tërësisht shqiptarë?”

Z. Pangalos shton: Le të marrim më në fund ngjyrosje e historia, dhe grekët ta dinë kush ka lindur në atë vend”.